Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të UT-së - UNIVERSITETI I TIRANËS

Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të UT-së

Bazuar në lingjin Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë  në Republikën e Shqipërisë”, neni 38, pika”1″, neni 44 dhe neni  46; në Statutin e Universitetit të Tiranës, nenet 37,38,40,41,42,43 dhe në procesverbalin e datës 7 dhjetor 2020 të Komisionit të Administrimit të Votimit, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, 

VENDOSI

Të zgjedhë anëtarët e Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik, në Universitetin e Tiranës, si më poshtë:

 

  • Prof. Dr. Mirela  LIKA (Kryetar)  Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    Jetëshkrim i shkurtër
  • Prof. Dr. Edmond DRAGOTI  Fakulteti i Shkencave Sociale
    Jetëshkrim i shkurtër
  • Prof. Dr. Albana HASHORVA  Fakulteti i Ekonomisë
    Jetëshkrim i shkurtër
  • Prof. Dr. Hysen ÇELA  Fakulteti i Ekonomisë
    Jetëshkrim i shkurtër
  • Prof. Dr. Iva ZAJMI   Fakulteti i Drejtësisë
    Jetëshkrim i shkurtër
  • Prof. Dr. Pal NIKOLLI  Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
    Jetëshkrim i shkurtër
 
 
Vendim nr. 02, datë 15.02.2024, “Për zgjedhjen e kryetarit të komisionit për promovimin e personelit akademik”
Vendim nr. 12, datë 27.02.2023, “PËR ZGJEDHJEN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME INSTITUCIONALE DHE KRYETARIT TË KËSHILLIT TË ETIKËS TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS”
Vendim Nr. 11, datë 13.02.2023, “PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PROMOVIMIT TË PERSONELIT AKADEMIK, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”
VKM Nr. 112 Datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitmin e Gradës Shkencore “Doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor””

 

Universiteti i Tiranës ka filluar procedurën e promovimit të titujve akademik në përputhje me Ligjin nr.80/2015, datë 22.07.2015 Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 23.02.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i asociuar’ dhe ‘Profesor’”, Statutin e Universitetit të Tiranës, si dhe Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, të cilën e gjeni në linkun (Kliko këtu)

 
Arkiva 2020, Anëtarët e Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik, në Universitetin e Tiranës