Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin (OeAD) ka hapur aplikimet për thirrjen e katërt për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin (OeAD) ka hapur aplikimet për thirrjen e katërt për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin (OeAD) ka hapur aplikimet për thirrjen e katërt për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Ky program ofron studime të nivelit II, planifikuar për semestrin veror 2022, për të gjithë personat e interesuar që zotërojnë një diplomë bachelor në Shqipëri.

Studimet përfshijnë fushat e mëposhtme:

  • Master në Matematikë;
  • Master në Inxhinieri dhe Studimet e Lojërave (Gaming);
  • Master në Informatikë;
  • Master në Menaxhimin e Informacionit;
  • Master në Inxhinierinë e Informacionit dhe Komunikimit (ICE):

– Dega e Studimit Sisteme Autonome dhe Robotikë;

– Dega e Studimit Rrjetet dhe Komunikimet;

– Dega e Studimit Inxhinieria e Biznesit.

Niveli i njohurisë së gjuhës angleze duhet të jetë B2 ose C1, në varësi të programit të përzgjedhur të studimit.

Aplikantët e shpallur fitues mund të përfitojnë një praktikë të paguar në një kompani ne Kärnten në vitin e dytë. Dhoma e Tregtisë Kärnten (WKO Kärnten) dhe Federata e Industrisë (IV Kärnten) mbështesin procesin e shpërndarjes së vendeve si dhe ndërmjetësimin e tyre.

Aplikimet do të bëhen vetëm në formë elektronike përmes webfaqes OeAD, në gjuhën angleze:

https://grants.at/en/

Afati i aplikimit: 5 qershor 2021.

 Për më shumë informacion klikoni linkun e mëposhtëm:

 https://oead.at/fileadmin/Dokumente/oead.at/ICM/Allgemeine_Dokumente/FLYER_Universit y_of_Klagenfurt_Technology_Scholarship_S_22.pdf