Ftohen pët të marrë pjesë dhe konkurruar me veprat/punimet/projektet e tyre studiues sipas specifikave të çmimeve në vijim:
- Çmimi shkencor kombëtar “Eqrem Çabej”, për veprën më të mirë në fusha të shkencave shoqërore dhe albanologjike;
- Çmimi shkencor kombëtar “Petrit Radovicka”, për veprën / punimin / projektin më të mirë në fusha të shkencave natyrore – teknike;
- Çmimi shkencor ndërkombëtar “Trinia e Albanologjisë”: Meyer-Pedersen-Jokli, për albanologët e huaj që kanë relizuar vepra më rëndësi madhore për gjuhën, lashtësinë, vazhdimësinë, identitetin, trashëgiminë kulturore dhe historinë e shqiptarëve;
- Çmimi shkencor kombëtar i “Karrierës”, për personalite të dijes akademike, krijimtarisë dhe kulturës kombëtare, në shenjë nderimi për kontributet e tyre përgjatë jetës krijuese;
- Çmimi shkencor i veçantë “Aleks Buda”, për studiuesit e rinj më të suksesshëm.
Institucionet akademike – universitare dhe strukturat pranë tyre, duke përfshirë njësitë bazë të kërkimit, që janë autorë apo propozues të veprave për konkurrim; si dhe botuesit dhe subjekte të tjerë propozues; ose autorët e vetëpropozuar, paraqesin pranë Akademisë së Shkencave dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesën / propozimin e motivuar me shkrim;
- Deklaratën e autorit / autorëve për pranimin e kushteve të konkurrimit;
- CV dhe listën e botimeve shkencore;
- Për veprat me shumë autorë paraqitet dhe lista e plotë e autorëve;
- Dy kopje të studimit / projektit të botuar, me ISBN të viteve 2019 dhe 2020, që pas konkursit bëhen pjesë e bibliotekës shkencore të Akademisë;
- Për raste aplikimesh / shpikjesh në fusha të shkencave teknike dhe natyrore edhe certifikatën e regjistrimit të veprës / punimit / projektit / patentës dhe dëshminë prej autoritetit miratues të tyre;
- Deklaratën e autorësisë / origjinalitetit të veprës / punës shkencore;
- Një përmbledhje analitike në gjuhën anglezë të veprës;
- Kur konkurruesi është institucion paraqitet dhe një kopje e statutit dhe dokumenti i regjistrimit si person juridik. Në rastin e konkurrimit sipas kësaj pike, dy rekomandime prej institucionesh të specializuara kërkimore akademike – universitare janë të mirëpritura.
Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit pranë zyrës së protokoll – arkivit dhe sekretarinë e jurisë është deri më 31 qershor 2021.