Aktivitet ''Muaji i Historisë Afrikano-Amerikane'' - UNIVERSITETI I TIRANËS

Aktivitet ”Muaji i Historisë Afrikano-Amerikane”

 

 

 

 

 

 

Më datë 3 Shkurt 2015, ora 12.30 në Rektorain e Universitetit të Tiranës, kati i dytë, u zhvillua një aktivitet nga Ambasada Amerikane në kuadër të Muajit të Historisë Afrikano-Amerikane. E ftuar në këtë aktivitet ishte Znj. Gail Milissa Grant, shkrimtare e njohur dhe folëse publike, në Romë, Itali.

Studentë të fakultetit të Drejtësisë, Ekonomisë, Shkencave Sociale dhe Histori Filologjisë ishin prezent gjatë prezantimit të bërë nga Znj. Grant, e cila solli dëshmi personale nga familjarë të saj të përfshirë direkt me protestat dhe ngjarjet që kanë bërë histori në ndryshimin e statusit shoqëror të bashkëkombasve të saj. Pasi u njohën me problemet për shkak të ngjyrës të popullsisë afrikano-amerikane në vitet ’60 e më tej, studentët e pranishëm shprehën interes për situatën e tanishme, lidhur me shfaqjen e sjelljeve raciale ndaj kësaj kategorie.

Në përfundim të aktivitetit, folësja pohoi se ishte një ndër prezantimet më emocionuese ndaj një auditori me studentë.