Aktiviteti kulturor “Enchanting China, Charming Hunan” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Aktiviteti kulturor “Enchanting China, Charming Hunan”

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës, ditën e Shtunë më datë 24 Tetor 2015, ora 19:00 (në ambjentet e Universitetit të Arteve), organizon aktivitetin kulturor “Enchanting China, Charming Hunan”. Në këtë aktivitet kulturor do të performojnë muzikantë, valltarë dhe instrumentistë të artit tradicional kinez. 

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit tradicional kinez në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Prof.Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës; Shkëlqesia e Saj Znj. Jiang Yu, Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri; Znj. Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës; Prof. Petrit Malaj, Rektor i Universitetit të Arteve, Dekanë të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Arteve, artistë shqiptarë, studentë të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Ju lutem, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: blerina.hoxha@unitir.edu.al