Arjola SINANI - ÇMIMET DINAMIKE DHE MENAXHIMI I TË ARDHURAVE NË SEKTORIN E HOTELERISË  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Arjola SINANI – ÇMIMET DINAMIKE DHE MENAXHIMI I TË ARDHURAVE NË SEKTORIN E HOTELERISË 

Titulli i Disertacionit: ÇMIMET DINAMIKE DHE MENAXHIMI I TË ARDHURAVE NË SEKTORIN E HOTELERISË 

Autori: Arjola SINANI

  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
  • Fusha e studimit:  Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar / Statistikë dhe Matematikë e Aplikuar në Ekonomi
  • Data e publikimit: 08.07.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe

© E drejta e autorit: Arjola SINANI 

Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës

👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakti

Kjo studim trajton një nga çështjet qendrore të menaxhimit bashkëkohor në sektorin e hotelerisë: ndërtimin dhe testimin empirik të një kornize të integruar të çmimeve dinamike dhe të menaxhimit të të ardhurave, e cila lidh parashikimin e kërkesës, vlerësimin e elasticitetit të çmimit dhe optimizimin e çmimeve, duke marrë në konsideratë edhe pasigurinë e kërkesës. Studimi mbështetet në premisën se vendimmarrja mbi çmimet në hoteleri nuk duhet të trajtohet si një proces i izoluar përcaktimi tarifash, por si një problem i strukturuar i shpërndarjes së kapacitetit dhe i maksimizimit të të ardhurave në kushte sezonaliteti, kufizimesh kapaciteti dhe ndryshueshmërie të sjelljes së konsumatorit.

Qëllimi i tezës është të zhvillojë dhe të testojë një arkitekturë të vetme analitike, në të cilën parashikimi i kërkesës, elasticiteti i çmimit dhe optimizimi i çmimeve funksionojnë si hallka të ndërlidhura të një sistemi të vetëm vendimmarrjeje. Në planin metodologjik, studimi ndërton një proces të integruar analitik që fillon me përpunimin e të dhënave operative hoteliere dhe shndërrimin e tyre në panel në nivel të ditës së qëndrimit, vijon me parashikimin e kërkesës përmes një qasjeje të kombinuar modelesh, kalon te vlerësimi i elasticitetit të çmimit sipas hotelit dhe kanalit të shpërndarjes, dhe përfundon me optimizimin e çmimeve përmes një modeli matematikor të programimit linear të përzier me numra të plotë. Më tej, modeli zgjerohet me një variant më të qëndrueshëm ndaj pasigurisë, me synim vlerësimin jo vetëm të të ardhurave të pritshme, por edhe të qëndrueshmërisë së politikave të çmimeve në skenarë alternativë të kërkesës.

Analiza empirike mbështetet në të dhëna reale nga tre hotele në qytetin e Vlorës. Rezultatet tregojnë se nuk ekziston një model i vetëm parashikimi që të dominojë në mënyrë sistematike në të gjitha rastet, gjë që mbështet përdorimin e një qasjeje të kombinuar si zgjidhje më të përshtatshme për natyrën heterogjene të kërkesës hoteliere. Studimi konfirmon gjithashtu se elasticiteti i çmimit është negativ në të tre hotelet dhe se kërkesa nëpërmjet platformave online të rezervimit është më elastike sesa kërkesa direkte, duke treguar se ndjeshmëria ndaj çmimit ndryshon ndjeshëm sipas kanalit të shpërndarjes. Në të njëjtën kohë, integrimi i këtyre elasticiteteve në funksionin e kërkesës për optimizim tregon se parametrat e vlerësuar statistikisht mund të përdoren në mënyrë të qëndrueshme në ndërtimin e politikave operative të çmimeve. Rezultatet e optimizimit dëshmojnë se modeli prodhon çmime që ndjekin një logjikë ekonomike të arsyeshme, ndërsa varianti i zgjeruar për trajtimin e pasigurisë shfaq rol stabilizues ndaj devijimeve të mundshme të kërkesës nga skenari bazë.

Kontributi kryesor i tezës është në disa aspekte. Në planin teorik, ajo forcon argumentin se çmimet dinamike dhe menaxhimi i të ardhurave në hoteleri duhet të trajtohen si sistem i integruar dhe jo si bashkësi teknikash të ndara. Në planin metodologjik, studimi propozon dhe teston një kornizë të plotë analitike që lidh parashikimin e kërkesës, elasticitetin e çmimit dhe optimizimin e çmimeve në një proces të vetëm. Në planin empirik dhe praktik, teza sjell evidencë nga hoteleria shqiptare dhe tregon se sistemet e mbështetura në të dhëna për përcaktimin e çmimeve mund të jenë njëkohësisht rigorozisht analitike dhe të zbatueshme nga ana operacionale.

Fjalë kyçe: çmime dinamike, menaxhim i të ardhurave, hoteleri, parashikim i kërkesës, elasticitet i çmimit, optimizim i çmimeve, pasiguri e kërkesës, kanale shpërndarjeje, platforma online të rezervimit, hoteleria shqiptare.

 

Abstract

This study addresses one of the central issues in contemporary hospitality management: the development and empirical testing of an integrated framework for dynamic pricing and revenue management that links demand forecasting, price elasticity estimation, and price optimization while explicitly accounting for demand uncertainty. The study is grounded in the premise that pricing decisions in the hotel sector should not be treated as an isolated tariff-setting process, but rather as a structured problem of capacity allocation and revenue maximization under conditions of seasonality, capacity constraints, and changing consumer behavior.The aim of the dissertation is to develop and test a unified analytical architecture in which demand forecasting, price elasticity, and price optimization operate as interconnected components of a single decision-making system. Methodologically, the study builds an integrated analytical process that begins with the preparation of hotel operational data and their transformation into a stay-day panel, continues with demand forecasting through a combined modeling approach, proceeds to the estimation of price elasticity by hotel and distribution channel, and concludes with price optimization through a mixed-integer linear programming model. The framework is further extended with a more uncertainty-sensitive variant in order to evaluate not only expected revenue, but also the stability of pricing policies under alternative demand scenarios.

The empirical analysis is based on real data from three hotels located in the city of Vlora. The findings show that no single forecasting model systematically dominates across all cases, which supports the use of a combined approach as a more suitable solution for the heterogeneous nature of hotel demand. The study also confirms that own-price elasticity is negative across all three hotels and that demand through online travel agencies is more elastic than direct demand, indicating that price sensitivity differs substantially across distribution channels. At the same time, the integration of these elasticity estimates into the demand function for optimization demonstrates that statistically estimated parameters can be used consistently in the construction of operational pricing policies. The optimization results show that the model generates prices that follow an economically sound logic, while the extended uncertainty-oriented variant plays a stabilizing role against possible deviations of actual demand from the baseline scenario.

The main contribution of the dissertation is threefold. At the theoretical level, it strengthens the argument that dynamic pricing and revenue management in hospitality should be treated as an integrated system rather than as a collection of separate techniques. At the methodological level, the study proposes and tests a complete analytical framework that links demand forecasting, price elasticity, and price optimization within a single process. At the empirical and practical level, the dissertation provides evidence from the Albanian hospitality sector and shows that data-driven pricing systems can be both analytically rigorous and operationally applicable.

Keywords: dynamic pricing, revenue management, hospitality, demand forecasting, price elasticity, price optimization, demand uncertainty, distribution channels, online travel agencies, Albanian hospitality sector.

Uni Education by Shark Themes