Arkiva: Regjistri i kerkesave 2025 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Arkiva: Regjistri i kerkesave 2025

↔ Rrëshqitni tabelën majtas–djathtas për të parë të gjitha kolonat.

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit Tarifa
21 29.12.2025 Kërkohet informacion mbi personelin akademik të Fakultetit të Drejtësisë, departamenti i së Drejtës Publike. 15.01.2026 Informacioni i cili është publik lidhur me shpalljet e programeve të studimit doktoratë në UT gjendet i publikuar në faqen zyrtare në kuadër të Programit të Transparencës, së UT-së. Email Pa pagesë
      24.12.2025 Marrëveshja e nënshkruar i nënshtrohet parimit të konfidencialitetit dhe për këtë shkak nuk mund t’i jepet palëve të treta. Email Pa pagesë
19 03.12.2025 Kërkohet informacion mbi sistemin shpjegues të notave në UT. 15.12.2025 Përcillet informacioni i kërkuar. Email Pa pagesë
18 17.11.2025 Kërkohet informacion mbi të dhënat e studentit të fundit të regjistruar në të gjitha programet bachelor që ofron UT dhe konkurset e pranimit. 16.12.2025

Në lidhje me procesin e regjistrimit në ciklin e parë, Universiteti i Tiranës në zbatim të udhëzimit të MAS nr. 12, datë 30.06.2023, për “Procedurën e aplikimit të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (Udhëzim-Ministria-e-Arsimit-dhe -Sportit-nr. 12-date 30.06.2023 pdf (unitir.edu.al) ndjek procedurën e regjistrimit nga portali U-Albania (https:// a-albania.al/), i cili është një sistem elektronik bazë të dhënash në të cilin kryhen procedurat referuar në pikën nr. 3 të urdhërimit. (përfshirë procesin e aplikimit, renditjes dhe regjistrimit ç ‘regjistrimit).

Pranimet në ciklin e parë dhe të dytë realizohen bazuar në kriteret e pranimit sipas programeve të studimit që organizohen në UT.

Nota mesatare e maturantëve për tu pranuar në Universitetin e Tiranës në ciklin e parë është e rregulluar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 363, datë 26.05.2022, i ndryshuar. Për rrjedhojë, në të gjitha programet e studimit të Universitetit të Tiranës, nota mesatare e pranimit të maturantëve është në përputhje me këtë vendim. Në përfundim, vlerësojmë se, informacioni mbi notat mesatare të pranimit është publik, i qasshëm nëpërmjet portalit zyrtar U-Albania dhe i rregulluar me akte nënligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave në fuqi.

Në lidhje me statistikat e regjistrimeve për ciklin e parë, të vitit akademik 2024-2025, të cilat kërkohen të detajuara drejtohuni portalit U-Albania, portali zyrtar qeveritar në zbatim të udhëzimit, përkatësisht në rubrikën statistika.

Universiteti i Tiranës nuk ka asnjë program studimi i cili i nënshtrohet konkursit të pranimit.

Email Pa pagesë
17 30.10.2025 Kërkohet informacion mbi numrin aktual të studentëve në UT, ndarjen sipas gjinisë mashkull-femër, numrin e pedagogëve, tarifat e shkollimit si dhe mbi çështjet e Këshillit të Etikës. 13.11.2025

Për vitin akademik 2025-2026, aktualisht nuk disponohet një informacion përfundimtar, pasi procesi i regjistrimeve është ende në zhvillim. Të dhënat përkatëse, bazuar edhe në raportimin statistikor si detyrim ndaj INSTAT dhe Ministrisë së Arsimit do të jenë të disponueshme pas datës 25.12.2025, kur do të realizohet mbledhja, përpunimi dhe përcjellja e informacionit në kuadër të raportimit statistikor pranë Ministrisë së Arsimit (MA).

Bazuar në të dhënat e administruara nga UT, në kuadër të raportimit statistikor ndaj MA kemi informacion për vitin akademik 2024-2025, të cilat gjenden të publikuara në faqen zyrtare të INSTAT.

Email Pa pagesë
16 29.10.2025 Kërkohet informacion mbi të dhëna buxhetore dhe finaciare mbi pagat, orët dhe ngarkesat mësimore. Të dhëna mbi projektet kërkimore të realizuara nga UT si dhe për konferencat, workshop-e dhe mobilitete të tjera. 20.01.2026 Përcillet informacioni sipas formatit të kërkuar. Email Pa pagesë
15 27.10.2025 Kërkohet informacion mbi përfaqësinë e studentëve në Senatin Akademik, Bordin e Administrimit, kontrollin Antiplagjiature, biblioteka online dhe tarifat e shkollimit për vitet akademike 2025-2026, 2017-2018 si dhe Kartën e Studentit. 17.11.2025

Lidhur me pyetjen e parë bazuar në nenin 33, pika 3 e Statutit të Universitetit të Tiranës dhe në nenin 35, pika 5 e Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, si dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme në Universitetin e Tiranës”, votat e studentëve në përzgjedhjen e Rektorit/Dekanit llogariten në masën 10% të totalit të përgjithshëm të votave, ndërsa vota e personelit akademik llogaritet në masën 90%.

Lidhur me pyetjen e dytë, Statuti i Universitetit të Tiranës është miratuar nga Senati Akademik dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 816 datë 26.12.2018 “Për miratimin e Statutit të UT-së”.

Në nenin 32, pika 1, e Statutit të Universitetit të Tiranës është përcaktuar përbërja e Senatit Akademik, citojmë, “…1. Senati Akademik përbëhet nga tridhjetë e pesë anëtare: katër përfaqësues për çdo fakultet, katër përfaqësues të studentëve, dekanët e fakulteteve dhe Rektori…”.

Lidhur me pyetjen e katërt, për shkak të rëndësisë që ka Bordi i Administrimit, si organi më i lartë administrativ i Institucioneve të Arsimit të Lartë, përbërja dhe kriteret që duhet të plotësojnë anëtarët e tij, janë parashikuar në nenin 48, të ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë.”

Bordi i Administrimit në institucionet publike të arsimit të lartë përbëhet nga shtatë anëtarë të punësuar me kohë të pjesshme.

Në përzgjedhjen e tij, Universiteti i Tiranës, ruan të njëjtin standard në përzgjedhjen e anëtarëve nga ana e UT-së me standardin e përzgjedhjes së anëtarëve që përzgjidhen nga ministria përgjegjëse për arsimin, të cilët duhet të jenë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike.

Në zbatim të standardeve të sipërcituara dhe pikës 4, të nenit 54, të Statutit të Universitetit të Tiranës, anëtarët e Bordit që përzgjidhen nga Universiteti i Tiranës, duhet të jenë pjesë e personelit akademik efektiv të UT-së.

Lidhur me pyetjen e pestë, Shërbimi për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit është aktiv dhe funksional në Universitetin e Tiranës. Ky proces ka nisur në vitin 2018, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe vazhdon në mënyrë të rregullt për të gjithë studentët e regjistruar në të gjitha ciklet e studimeve (Bachelor, Master Profesional dhe Shkencor). Studentët e rinj pajisen me kartën pas përfundimit të procesit të regjistrimit dhe verifikimit të statusit të studentit. Aktualisht, të gjithë studentët aktivë që kanë aplikuar nëpërmjet sistemit elektronik janë të pajisur ose në proces pajisjeje me kartën e studentit.

Email Pa pagesë
14 15.10.2025 Kërkohet informacion mbi renditjen e Universitetit të Tiranës në rang ndërkombëtar. 18.11.2025

Universiteti i Tiranës ka marrë pjesë në procesin e hedhjes së të dhënave për World University Rankings të THE, proces i cili ka qenë i hapur nga janari deri në prill 2025. Sa i takon ciklit 2026, THE ndjek një kalendar specifik; nga komunikimet me ta, mbledhja e të dhënave pritet të nisë në janar 2026.

UT ka kontaktuar vetë THE, është shprehur i interesuar dhe ka ndjekur procedurat e përcaktuara prej tyre për përfshirjen në proces.

Metodologjia dhe indikatorët janë të publikuar nga THE dhe mund t’i referoheni në linkun zyrtar:
https://www.timeshighereducation.com/world-university-rankings/methodology

Statusi “reporter” përcaktohet nga THE dhe lidhet me vlerësimin e tyre. Për më shumë sqarime mbi këtë klasifikim sugjerohet komunikimi i drejtpërdrejtë me THE, pasi vendimmarrja mbi statusin është tërësisht e tyre.

UT i kushton rëndësi rankimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në mbledhjen e të dhënave me institucionet rankuese. Me nisjen e ciklit të mbledhjes së të dhënave për 2026, UT do të marrë masat për të marrë pjesë.

UT është i përfshirë në disa rankime ndërkombëtare, ku renditet i pari në Shqipëri. Ndër to përfshihen:

  • QS Europe University Rankings
  • QS Europe University Rankings – Southern Europe 2025
  • Webometrics (webometric.org; webometric.online)
  • Edurank
  • Unirank
  • SCImago Institutions Rankings
Email Pa pagesë
13 15.10.2025 Kërkohet informacion mbi shkresat, orët dhe ngarkesat mësimore të Departamentit të Ekonomiksit, pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT. Informacion mbi rastet e plagjiaturës dhe evidentimin e shkeljeve në procesin e doktoraturës në UT. Kërkohet informacion mbi të dhënat buxhetore në UT. 10.11.2025 Dokumentacioni i kërkuar nuk administrohet nga Rektorati i Universitetit të Tiranës por nga Fakulteti i Ekonomisë. UT nuk ka evidentuar shkelje administrative në procesin e doktoraturës dhe nuk ka raste plagjiature. Email Pa pagesë
12 02.10.2025 Kërkohet informacion mbi tarifën e studimit të ciklit të tretë, Master Ekzekutiv “Konkurrenca dhe rregullimi i tregjeve në BE”, a jepen dy diploma në përfundim të programit të studimit dhe programi mësimor me kreditet përkatëse. 21.10.2025

Lidhur me pyetjen e parë për tarifën e programit të studimit të ciklit të tretë, Master Ekzekutiv “Konkurrenca dhe rregullimi i tregjeve në BE”, ju bëjmë me dije se tarifat për këtë program studimi nuk janë përcjellë për miratim nga strukturat përkatëse.

Lidhur me pyetjen e dytë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, me Urdhrin e MAS-it nr. 436, datë 09.09.2025 është miratuar hapja e programit të përbashkët të studimit të ciklit të tretë “Master Ekzekutiv” në “Konkurrenca dhe Rregullimi i Tregjeve në BE” në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin La Sapienza Romë, Itali. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e dyfishtë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin respektiv në Universitetin La Sapienza Romë, Itali. Ndërkohë mbështetur dhe në marrëveshjen e nënshkruar nga dy institucionet përkatëse përcaktohet se të dy palët marrin përsipër të lëshojnë diplomat nga njësitë kryesore respektive të tyre.

Lidhur me pyetjen e tretë, programi mësimor së bashku me kreditet përkatëse gjendet në njësinë kryesore, pasi në Rektorat depozitohet dosja e aplikimit për hapjen e programit të studimit dhe ndërkohë jemi në pritje të përcjelljes së planit mësimor nga Fakulteti i Drejtësisë për formalizimin e tij.

Email Pa pagesë
11 15.09.2025 Kërkohet informacion mbi kontratat e lidhura nga UT me operatorë të ndryshëm. 02.10.2025 Informacioni i kërkuar mbi të dhënat e kontratave të cituara, pasqyrohet në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, të cilën mund ta aksesojë lehtësisht çdo person i interesuar dhe të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi to ku përfshihen emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor, lloji i procedurës së prokurimit, objekti i kontratës, numri i referencës, vlera e fondit limit, vlera totale përfundimtare e kontratës, data e lidhjes së kontratës, emri, nipti dhe adresa e kontraktorit (www.app.gov.al/arkiva/arkivaebuletinit). Sqarojmë se, për vitin 2025 AK nuk ka lidhur ende kontratë për kancelaritë, tonerat dhe fond libri. Email Pa pagesë
10 04.09.2025 Kërkohet informacion mbi korrupsionin në Universitetin e Tiranës, numri i ankesave dhe masat e marra për të minimizuar këtë fenomen. 18.09.2025 Në vitin 2024-2025 në Universitetin e Tiranës nuk ka asnjë rast sinjalizimi për denoncime apo kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja nga ana e studentëve, të cilët kanë kryer denoncimet e fakteve/të dhënave me natyrë korruptive. Përsa i përket rasteve që janë përgjigjur ngritur në zbatim të Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, dhe Rregullores “Për hetimin administrativ të sinjalizimit, të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen e konfidencialitetit në Universitetin e Tiranës”, Universiteti i Tiranës inkurajon cilindo nga studentët, duke përfshirë edhe 102 të anketuarit që kanë pranuar në anketë se kanë qenë viktima/dëshmitarë të rasteve korruptive, për të përcjellë rastet e pretenduara në strukturat përgjegjëse të UT-së që janë ngritur në zbatim të Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, dhe Rregullores “Për hetimin administrativ të sinjalizimit, të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen e konfidencialitetit në Universitetin e Tiranës”. Email Pa pagesë
Për muajin Maj 2025 nuk ka pasur kërkesa për informacion
Për muajin Prill 2025 nuk ka pasur kërkesa për informacion
6 26.03.2025 Informacion mbi numrin total të studentëve për vitin akademik 2024-2025 bachelor dhe master. Numrin total të pedagogëve që punojnë aktualisht në UT, si dhe numri i çështjeve të ndjekura nga Këshilli i Etikës në UT lidhur me integritetin e pedagogëve, sjelljen dhe plagjiaturën përgjatë viteve 2021-2025. 08.04.2025 dhe 29.04.2025

Në lidhje me pyetjen 1 të kërkesës “Sa është numri total i studentëve për vitin akademik 2024-2025 që janë aktualisht në nivel bachelor dhe master?”, bazuar në të dhënat e përpunuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, numri zyrtar i studentëve të regjistruar për vitin akademik 2024-2025, në të dy ciklet e studimeve, përkatësisht Ciklin e Parë (Bachelor) dhe Ciklin e Dytë (Master), është 21,226 studentë nga të cilët 5000 studentë janë të mbartur.

Në lidhje me pyetjen 2 të kërkesës “Sa është numri total i pedagogëve që punojnë aktualisht në universitet të ndarë në kategoritë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme?”, ju informojmë se, aktualisht në Universitetin e Tiranës janë 773 personel akademik me kohë të plotë dhe 779 personel akademik me kohë të pjesshme.

Lidhur me pyetjen e tretë të kërkesës për informacion, në bazë të shqyrtimit ligjor të kërkesës dhe në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, bëjmë me dije se, mund të vëmë në dispozicion vetëm të dhëna të karakterit statistikor për çështjet e kërkuara, si dhe vendimet që përmbajnë të dhëna personale mund të jepen vetëm në rastet kur kërkuesi justifikon interesin e ligjshëm dhe përmbush një nga kushtet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit të sipërcituar.

Bazuar në kërkesën e drejtuar Këshillit të Etikës dhe akteve ligjore në fuqi, gjenden të pasqyruar të dhënat statistikore lidhur me numrin e çështjeve të ndjekura nga KE, për integritetin e pedagogëve, sjelljen dhe rastet e plagjiaturës gjatë periudhës 2021-2025. Për integritetin në vitet 2021-2025 nuk ka asnjë çështje. Për sjelljen në vitin 2021 ka pasur 1 çështje të trajtuar, 2022 ka pasur 3 çështje të trajtuara, viti 2023 ka pasur 1 çështje të trajtuar, viti 2024 asnjë çështje dhe 2025 ka pasur 1 çështje të trajtuar. Për plagjiaturën nuk ka asnjë çështje të trajtuar përgjatë viteve 2021-2025.

Email Pa pagesë
5 10.03.2025 Informacion lidhur me kriterin e mesatares për aplikime në Master Shkencor, si dhe mesatarja e Bachelor. Informacion mbi kriteret e aplikimit për studimet Master Ekzekutiv, si dhe mbi kuotat dhe mesataret fituese të viteve të fundit lidhur me mesataren e nevojshme. 21.03.2025 Kërkesa është refuzuar pasi kërkuesi nuk ka bashkëngjitur kërkesës të dhëna që justifikojnë interesin e ligjshëm për përpunimin e tyre, si dhe nuk ka marrë dakordësinë nga Znj. S.D për të lejuar përpunimin e të dhënave të saj nga Universiteti i Gjakovës apo persona të tretë. Email Pa pagesë
4 10.03.2025 Informacion lidhur me vitin kur ka filluar studimet master në UT shtetasja S.K, në cilin vit i ka përfunduar dhe në çfarë drejtimi, a disponon diplomë master si dhe informacion në lidhje me provimet e saj të doktoraturës. 26.03.2025

Së pari, sipas Rregullores së programit të studimit “Master Ekzekutiv në Kriminologji” Pika 4.1 “Për t’u pranuar në programin e studimit të ciklit të tretë Master Ekzekutiv në Kriminologji studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë diplomën “Master i Shkencave”, ose një diplomë tjetër të fituar brenda ose jashtë vendit të vlerësuar ekuivalente me të, si diplomë e nivelit të dytë, diplomë e integruar e nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në cikle studimi”, si dhe pika 4.2 “Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet e larta në Drejtësi ose Shkenca Sociale. Do të pranohen edhe kandidatë që kanë përfunduar studimet e larta në shkenca të tjera të përafërta me fushën e masterit ekzekutiv, nëse janë të angazhuar profesionalisht në institucione ku kërkohet ekspertizë në fushën e kriminologjisë.”

Së dyti, sipas Rregullores së programit të studimit “Master Ekzekutiv në Kriminologji” neni 3.1 përcaktohet se “përzgjedhja e kandidatëve bazohet në parimet e barazisë, të drejtësisë, të paanësisë dhe të meritës. Sistemi i vlerësimit që përdoret është prej 100 pikësh, nga të cilat 30 pikë i ka nota mesatare e vlerësimeve që kandidati ka marrë në studimet bachelor në Drejtësi; 30 pikë mesatarja e ciklit Master Shkencor në Drejtësi; 15 pikë projekt ideja për interesat e tij shkencorë; 10 pikë jetëshkrimi (CV), 15 pikë cilësia e letrës së interesit. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet e Larta dhe/ose Master Shkencor në shkencat Sociale apo të tjera të përafërta me fushën e studimit të Masterit, do të kombinohet eksperienca-angazhimi profesional në një institucion ku kërkohet ekspertizë në fushën e kriminologjisë, e cila do të vlerësohet 30 pikë, me mesataren e Masterit Shkencor 20 pikë, dhe mesataren e bachelorit 20 pikë, 15 pikë projekt ideja për interesat e tij shkencorë dhe 15 pikë cilësia e letrës së interesit.”

Së treti, mesatarja e kërkuar për të ndjekur këtë cikël studimi është mesatare e lartë, nota 8.

Së fundmi, kuotat për vitin akademik 2024-2025 kanë qenë 50 studentë, ndërsa për vitin akademik 2025-2026 janë propozuar 60 kuota për miratim.

Email Pa pagesë
3 14.02.2025 Informacion lidhur me vlerën e investimit të kryer në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Cilat janë departamentet që u shërben ky laborator i ri si dhe numrin e studentëve të regjistruar në total në këtë departament. 26.02.2025

Në lidhje me pikën 1 të kërkesës “Sa është vlera e investimit të kryer në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës? (Pajisja me kompjuterë me performancë të lartë)”, ky informacion është i publikuar në APP, me linkun: https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=bf33e468-4bd2-4df9-834-78feaf28c22a

Në lidhje me pikën 2 të kërkesës “Cilat janë departamentet që u shërben ky laborator i ri?”, ky laborator i shërben Departamentit të Fizikës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Në lidhje me pikën 3 të kërkesës “Sa studentë janë të regjistruar në total në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës?”, totali i studentëve të regjistruar në Departamentin e Fizikës, në të gjitha ciklet e studimit është 231, nga të cilët:

  • Cikli i parë i studimeve (Bachelor) ka gjithsej 162 studentë.
  • Cikli i dytë i studimeve (Master i Shkencave) ka gjithsej 48 studentë.
  • Cikli i tretë i studimeve (Doktoraturë) ka gjithsej 21 doktorantë, pa përfshirë regjistrimet për vitin akademik 2024-2025, të cilat janë ende në proces.
Email Pa pagesë
2 23.01.2025 Informacion lidhur me lëndën “Barazia gjinore dhe ligji” a ofrohet kjo lëndë ose të ngjashme në ndonjë program studimi në Fakultetin e Drejtësisë. 05.02.2025 Në zbatim të nenit 82 të Ligjit 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, që sanksionon se programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë realizohen me 300 kredite, për një kohëzgjatje prej jo më pak se 5 vite akademike, u bë riorganizimi i programit mësimor që zhvillohet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në programin e ri lënda e mëparshme “Barazia Gjinore dhe Ligji”, u plotësua dhe u zgjerua, duke u trajtuar në përbërje të lëndës “Mbrojtja ligjore kundër diskriminimit” duke i dhënë kësaj lënde një dimension shumëdimensional. Email Pa pagesë
1 13.01.2025 Informacion nëse ka Universiteti i Tiranës mekanizma parandalues për fenomenin e blerjes së punimeve të diplomave të gatshme nga studentët. 16.01.2025 Në kushtet kur kërkesës për informim i mungon një nga elementët e përmendur në nenin 11 të ligjit nr. 119/2014, konkretisht nënshkrimi i kërkuesit, duhet të ridërgohet duke plotësuar këtë të metë në mënyrë që të trajtohet më tej për dhënien e informacionit të kërkuar. Email Pa pagesë

Uni Education by Shark Themes