Titulli: Aspekte të menaxhimit të specialistëve të Shërbimit të Provës në Shqipëri: nën perspektivën e Rregullave të Tokyos
Referencë: UTKEI-FD-01-2021
Kohëzgjatja: 24 muaj
PROGRAMI: UT-KËRKIM, EKSELENCË DHE INOVACION
Qëllimi: Ky projekt ka si qëllim të analizojë nëse në menaxhimin e Specialistëve të Shërbimit të Provës (SSHP) në Shqipëri zbatohen standardet ndërkombëtare, ose të ashtëquajturat Rregullat e Tokyos, mbi personelin, duke filluar nga procesi i përzgjedhjes, motivimi, vlerësimi i performancës dhe zhvillimi profesional, deri në lirimin e tyre prej këtij shërbimi