Rektori i Universitetit të Tiranës më datë 5 Prill 2022, zhvilloi një takim me delegatë nga Universiteti Babe?-Bolyai- UBB, një universitet kërkimor publik i vendosur në Cluj-Napoca, Rumani. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për të patur një bashkëpunim të ndërsjelltë në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit u diskutua mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe ndikimin që kanë universitetet dhe ekspertët e këtyre institucioneve në këtë proces, si edhe mbi:
– Bashkëpunimin me Universitetin e Babes Bolayi në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit dhe studentëve;
– Bashkëpunim në nivel bilateral midis universiteteve;
– Bashkëpunim në kuadër të ekspertizës në një sërë fushash të cilat lidhen me profilin akademik dhe profesional të anëtarëve të delagacionit si: arsimi i lartë, integrimi në BE, qeverisja qendrore, lokale dhe administrative.
Takimi u bë nën prezencën e Calin Emilian Hintea, Profesor në Universitetin Babes Bolyai dhe në Universitetin e Michiganit në SHBA, Dan-Tudor Lazar, Zv.Rektor për çështjet financiare, digjitalizimit dhe marrëdhënieve me studentët dhe Profesor në Universitetin Babes Bolyai në fushën e ekonomisë dhe financave publike, Catalin Baba Profesor në fushën e politikave publike dhe shëndetësore, Daniel Pop, kërkues shkencor.