Beach Volley - UNIVERSITETI I TIRANËS

Beach Volley

                                                                                     

                                                                                                                        

Qendra e Edukimit Fizik në Universitetin e Tiranës organizoi kampionatin e volejbollit “Beach Volley”. Ky aktivitet u zhvillua në qytetin e Durrësit.

Skuadrat pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin nga grupet e studentëve të vitit të parë Dega Financë, Fakulteti i Ekonomisë-UT. Gjatë kësaj dite u zhvilluan paralelisht disa aktivitete sportive si: atletikë, stafetë, kërcim së gjati, futboll dhe volejboll. Studentët patën mundësi që të ishin pjesë edhe e aktiviteteve argëtuese të planifikuara gjatë kësaj dite. Në fund të aktivitetit u ndan çmimet për vendin e parë fitues në lojën e volejbollit ku grupi fitues ishte F105, për vendin e dytë grupi fitues ishte F111. Fituesi në stafet ishte Alesia Beqiraj ndërsa në kërcim së gjati ishte Artiola Lushi. Në lojën e futbollit për femrat, fituesi ishte grupi F109. Studentët dhe grupet fituese u pajisën me çertifikata dhe dhurata simbolike. Në aktivitet nuk munguan as çmimet për kërcimtarin më të mirë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 300 studentë të departamentit të financës si dhe stafi organizues i Departamentit të Edukimit Fizik-UT.