Biblioteka të Universitetit të Tiranës
Misioni dhe qëllimi i bibliotekës është që të mbështesë me literaturë mësimore dhe shkencore aktivitetin e personelit akademik, studentëve, profesionistëve, si edhe kërkuesve shkencorë në përgjithësi. Në secilën njësi kryesore, organizohet dhe funksionon biblioteka e njësisë.
Pasurimi i bibliotekës bëhet çdo vit, bazuar në kërkesat e personelit akademik, propozimit të përgjegjësit të bibliotekës së njësisë dhe të miratimit nga dekanati i njësisë kryesore.
Përveç bibliotekave fizike në njësitë kryesore, UT ka marrë insiativën të ketë qasje edhe në biblioteka digjitale siç është JSTORE.
Aksesi në Biblioteka Digjitale: https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në bibliotekën digjitale *JSTOR . Link:https://www.jstor.org/
Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85.000 libra dhe 2 milion dokumenta në 75 disiplina. Kjo bibliotekë digjitale u krijua për të ndihmuar bibliotekat dhe botuesit akademikë të konvertojnë punimet e shtypura në format digjital, të cilat do të ruhen për brezat e ardhshëm.
Falë marrëveshjes së finalizuar, biblioteka digjitale JSTOR do t’i japë mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore si ajo e biznesit, teknologjisë, ekologjisë, botanikës, shkencave natyrore dhe atyre sociale, drejtësisë, historisë, trashëgimisë kultuorore, gjuhëve të huaja etj.
Gjithashtu bibliotekë digjitale *U-library ofrohet nga Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit telematik universitar” Link: https://ulibrary.rash.al/
* COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në këto baza të të dhënave: Link: https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/bib/search
- bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave/katalogun COBIB – katalogu i përbashkët i bibliotekave
- bazat lokale të të dhënave – katalogët e bibliotekave në sistemin COBISS
- bazat e tjera të të dhënave në sistemin COBISS – bazat e specializuara të të dhënave, të cilat janë pjesë e sistemit COBISS
- burimet e tjera të informacionit – bazat e specializuara të huaja dhe vendore
COBISS+ është krijuar për të gjithë përdoruesit: kërkuesit shkencorë, nxënësit, studentët, prindërit, profesorët, pensionistët. Për të gjithë ata, që kërkojnë informacione dhe materiale (edhe ato elektronike), të cilat janë në dispozicion në bibliotekat e Shqipërisë.
Një listë me bibliotekat që mund të frekuentoni dhe t’i dedikoni një hapësirë të veçantë studimit tuaj janë si më poshtë:
- Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë
- Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë
- Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë
- Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës
- Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale
FAKULTETI I EKONOMISË BIBLIOTEKA “J. LIMPRECHT” Adresa: “Rruga e Elbasanit” Biblioteka pasurohet vazhdimisht nëpërmjet blerjeve vjetore të librave të rinj dhe dhuratave të pedagogve apo dashamirësve të librit. Realizimi i objektivave të programit të studimit mundësohet edhe përmes bibliotekave shkencore on-line dhe fizike që institucioni dhe njësia kryesore kanë vënë në dispozicion të studentëve të të githë programeve të studimit, falas dhe lehtësisht të askesueshme. Aktualisht biblioteka zotëron një fond prej 5280 tituj nga të cilët 2526 tituj në gjujën shqipe dhe 2754 tituj në gjuhë të huaj ku përfshihen tekste mësimorë, libra, periodikë revista/buletine, mokroteza, doktoratura etj.) në fushën e ekonomisë, statitistikës, financës, kontabilitetit, manaxhimit të riskut, marketingut etj. Shumica e materialeve libra janë në gjuhën angleze, por edhe në gjuhën gjermane, italiane, ruse etj., si pasojë e blerjeve, dhurimeve të ndryshme nga të huaj dhe donacione Biblioteka ka në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik me kushte të përshtatshme akomodimi 2 salla studimi me 200 vendqëndrimi të njëkohshëm, ku në ditë numri i studentëve arrin 100-120, por në periudhat e sezonit është maksimal ose dhe mbi kapacitet.
Biblioteka “Joseph Limprecht”është në shërbim të studentëve nga e Hëna deri të Premten, Ora: 08:30 – 19:30 Gjatë periudhës së sezonit të provimeve, për tu ardhur në ndihmë studentëve, biblioteka është e hapur edhe të shtunën dhe të dielën në orarin 08:30- 19:30. Kontakt:info@feut.edu.al
|
FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS Adresa: Bulevardi “Zogu i Parë” Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është njësi ndihmëse e institucionit dhe i shërben me literaturë e informacion procesit mësimor, kulturor-edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij.
Kontakt: Petro Luarasi E-mail: petro.luarasi@fshn.edu.al Raimonda Dashi E-mail: raimonda.dashi@fshn.edu.al Brunilda Garxenaj E-mail: brunilda.garxenaj@fshn.edu.al
|
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996. Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, kërkimor e shkencor duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të fakultetit. Vizioni i njësisë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit shkencor. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze. Biblioteka e fakultetit është mbështetur kryesisht nga donatorë si: · Ambasada Franceze; · Fondacioni Soros; · Unicef; · Në fondin e saj biblioteka disponon materiale të shumëllojshme si libra, doktoratura, tema diplomash, periodikë, materiale referenciale. Vitet e fundit për një periudhë të caktuar është siguruar akses edhe në burimet elektronike (artikuj shkencorë) mundësuar nga një projekt i shtetit slloven në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale ofron shërbimin në këto ambiente: · Salla e internetit; · Salla e leximit; · Fondi i mbyllur; · Të dyja sallat janë komode dhe në shërbim të plotë të studentëve dhe pedagogëve të fakultetit nga ora 8: 00-18:00. Salla e internetit ofron rreth 15 vende, ndërsa ajo e leximit rreth 44. Fondi i mbyllur ka literaturë në fushën e filozofisë, psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike, punës sociale, materiale referenciale, punime doktoraturash. Gjithashtu ka edhe literaturë të përgjithshme si histori, letërsi, ekonomi etj. Koleksionet kryesore të bibliotekës janë:
Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht. Kontakt : Rezarta Binaj E-mail: rezartabinaj@yahoo.it |
FAKULTETI I DREJTËSISË Adresa: Rruga “Milto Tutulani” Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ka një fond prej 16501 librash. Literatura e ofruar është në shqip dhe në gjuhë të huaj anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht dhe rusisht. Pjesa më e madhe rreth 80 % është në fushën e drejtësisë dhe pjesa tjetër janë libra historike, filozofike, psikologjike, fjalore dhe letërsi artistike e gjithashtu ka dhe 1700 periodike (revista). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1942 dhe në vazhdimësi, revista “Drejtësia Popullore”, “Studime Juridike” dhe koleksione të ndryshme revistash juridike.
Në bibliotekën e Fakultetit të Drejtesisë, studentëve u ofrohen shërbime në disa mënyra:
Kontakt : Ylkena Kellezi E-mail : ylkena_al@yahoo.com Monika Tangu E-mail: monika.tangu@yahoo.com Ana Nebo E-mail: ana_nebo@yahoo.com |
BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA Adresa: “Rruga e Elbasanit”, pranë Ambasadës Amerikane Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, me një sipërfaqe rreth 800 m2, zotëron një fond rreth 150 mijë ekzemplarësh (libra, periodikë, disertacione, punime të masterave shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të rëndësishëm materiale të fushave të tilla si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi kulturore, folklor, psikologji, sociologji etj. Këto materiale shfytëzohen nga studentë e pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë si dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u krijua salla e studimit me fonde të hapura (me rreth 55 vende studimi), e cila është e pajisur me kompjutera, internet dhe sistem ngrohje. Kjo sallë u vjen në ndihmë studentëve jo vetëm për studim, por edhe për fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare. Në këtë sallë, përdoruesve të bibliotekës, u mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i kompjuterave për përgatitjen e detyrave të kursit apo punimeve të tezave të masterit. Biblioteka ofron për studentët një sërë shërbimesh si: shërbimin e informacionit dhe të huazimit, informacion dhe literaturë referuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga përdoruesit e saj. Kontakt: Teuta Sula E-mail: teasula@yahoo.com Liljana Nikolli E-mail: liljanatuna@yahoo.com Elvana Dede E-mail: elvana.dede@yahoo.com Emiljana Dino E-mail: emiljanadino@yahoo.com Tel : 042 369 664 |