Titulli i Disertacionit: KLASA E MESME NË SHQIPËRI: MATJA, STRUKTURA DHE DINAMIKA E SAJ
-
Autori: Blerina Gjaci (Lesi)
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Ekonomiks
-
Fusha e studimit: Ekonomiks
-
Data e publikimit: 15.06.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Blerina Gjaci (Lesi)
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Ky studim trajton klasën e mesme në Shqipëri, duke analizuar mënyrën se si ajo përcaktohet, matet dhe rolin që ka në stabilitetin ekonomik dhe shoqëror. Analiza tregon se kjo shtresë mbetet ende relativisht e nën-studiuar, dhe se mungesa e treguesve standard e bën klasifikimin e saj sfidues. Rezultatet tregojnë se, edhe pse ka përmirësime të kufizuara në shpërndarjen e të ardhurave dhe aksesin në shërbime, klasa e mesme vazhdon të jetë e brishtë, me shumë familje që përballen me pasiguri ekonomike dhe vështirësi në shpenzime bazike.
Faktorë si arsimi, stabiliteti në punë dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës rezultojnë të jenë vendimtarë për konsolidimin e saj. Studimi gjithashtu evidenton se politikat publike kanë një rol kyç: sistemi tatimor progresiv, mbështetja në arsimin formal dhe profesional, strehimi social dhe kujdesi ndaj fëmijëve mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e klasës së mesme dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.
Në përfundim, për të kuptuar plotësisht dinamikën e klasës së mesme dhe për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm, është e nevojshme një qasje që kombinon analizën mikroekonomike dhe makroekonomike, duke kapur si faktorët individualë ashtu edhe ata strukturorë që ndikojnë në stabilitetin ekonomik dhe social.
Fusha: Ekonomiksi i mirëqenies dhe sektorit publik.
Fjalët kyce: Klasa e mesme, shpërndarja e të ardhurave, arsim, punësim, strehim, politika publike, fuqizim i klasës së mesme.
Abstract
This study examines the middle class in Albania, analyzing how it is defined, measured, and the role it plays in economic and social stability. The analysis reveals that this social stratum remains relatively under-researched, and the lack of standardized indicators makes its classification challenging. The findings show that, despite some limited improvements in income distribution and access to services, the middle class continues to be fragile, with many households facing economic insecurity and difficulties in meeting basic expenses.
Factors such as education, job stability, and women’s participation in the labor market emerge as crucial for its consolidation. The study also highlights the key role of public policies: a progressive tax system, support for formal and vocational education, social housing, and childcare can directly contribute to strengthening the middle class and improving living conditions.
In conclusion, fully understanding the dynamics of the middle class and ensuring sustainable development requires an approach that combines both microeconomic and macroeconomic analysis, capturing the individual as well as structural factors that influence economic and social stability.
Field of study: Welfare and public sector economics.
Keyëords: Middle class, Income distribution, Education, Employment, Housing, public policy, Strengthening the middle class.
