Bursa Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut Gjerman - UNIVERSITETI I TIRANËS

Bursa Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut Gjerman

Hapet thirrja për aplikime për Bursa Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut Gjerman” (IPS), e cila ju mundëson ndjekjen nga afër të aktivitetit të përditshëm parlamentar gjerman përgjatë pesë muajve.  

 

Bundestagu Gjerman (Parlamenti gjerman), u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut Gjerman të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare si dhe do të kenë mundësinë të ndjekin leksione pranë universiteteve të Berlinit.  

 

Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit japin çdo vit afërsisht 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende.  

 

Programi zgjat çdo vit nga data 1 Mars deri më 31 Korrik. 

 

Për të aplikuar duhet: 

 

  • Të keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane (niveli B2); 
  • Të keni përmbyllur studimet ose të jeni pak përpara përmbylljes;  
  • Të keni shtetësinë shqiptare; 
  • Të keni njohuri mbi politikën, shoqërinë dhe historinë gjermane.  

    Bursa ofron:  

  • kompensim mujor 500 Euro; 
  • strehim falas; 
  • mbulimin të shpenzimeve të sigurimit dhe udhëtimit.  

Për informacione të mëtejshme rreth programit klikoni linkun: 

https://www.bundestag.de/europa_internationales/ips/albanien-245026 

 

Aplikimin e plotë mund ta dërgoni (vetëm në mënyrë elektronike) në adresën e e-mailit: info@tirana.diplo.de 

Afati i aplikimit: 31 korrik 2021. 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!