Ceremonia "Dita e ekselencës" e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ceremonia “Dita e ekselencës” e Universitetit të Tiranës

Të enjten, më datë 15 Tetor 2015, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Rrjetin e Studentëve Ekselentë, për të pestin vit radhazi, organizoi Ceremoninë e “Ditës së Ekselencës”, në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve.

Ky aktivitet, i cili është shndërruar tashmë në një traditë, vlerëson studentët elitarë të Universitetit të Tiranës të vlerësuar me “Medalje ari” dhe “Student të shkëlqyer“.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i NES, Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo përgëzoi studentët më të mirë të Universitetit të Tiranës, duke u ndjer optimist se potenciali i tyre akademik është investimi më i mirë që mund të bëjnë për vendin tonë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Dhori Kule përshëndeti studentët, të afërmit e tyre në një ditë kaq të rëndësishme që vjen si kurorëzim i përpjekjeve disavjeçare për të dhënë më të mirën gjatë periudhës universitare. Ai pohoi dhe një herë se studentët ekselentë janë krenaria e Universitetit të Tiranës dhe se do të kenë mbështetjen maksimale në rrugëtimin e tyre.

Gjithashtu dy studentë që u vlerësuan me Medalje Ari, Gëzim Spahiu (Fakulteti i Drejtësisë) dhe studentja e shkëlqyer, Ina Bregaj (Fakulteti i Shkencave Sociale). Mes emocionesh ata sollën në vëmendjen e kolegëve të gjitha sakrificat, punën e madhe, ëndrrat, vështirësitë dhe çdo detaj tjetër deri në ditën e marrjes së këtij vlerësimi.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i KLSH-së, Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Dekanë të fakulteteve dhe drejtues të lartë akademik.

Universiteti i Tiranës është partner i atyre që lartësojnë dijen!