Ceremonia e dhënies së Certifikatave, Instituti Konfuci - Universiteti i Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ceremonia e dhënies së Certifikatave, Instituti Konfuci – Universiteti i Tiranës

Ditën e Martë, dt. 10 qershor 2014, ora 11:00, tek Salla e Senatit (Rektorat, Universiteti i Tiranës) Instituti Konfuci i Universitetit të Tiranës, organizoi Ceremoninë e dhënies së Certifikatave. Grupi i parë i studentëve që kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës kineze patën mundësi të marrin certifikatat e nivelit të parë të gjuhës kineze.
Të pranishëm në aktivitet ishin zv/Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Znj.Hua Yafang, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr Dhori Kule, dekan të fakulteteve, përfaqësues të universiteteve publike dhe private, student dhe të ftuar të tjerë.