Më datë 9 shkurt 2015, ora 11:00, tek Salla e Senatit Akademik në Rektoratin i Universitetit të Tiranës, u zhvillua “Ceremoninë e Dhurimit të Librave” nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri për Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Kjo ceremoni kishte si qëllim pasurimin e bibliotekës së Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Ambasada i dhuroi rreth 500 libra të cilat ishin të fushës ekonomike, historike dhe kulturore. Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar në vitin 2013 dhe numëron rreth 150 studentë që mësojnë gjuhën kineze.
Kjo ceremoni përkoi edhe me përfundimin e mandatit të Ambasadorit të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Z. Ye Hao.
Gjatë këtij aktivitetit Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Dhori Kule i dhuroi Ambasadorit certifikata për ta falenderuar për kontributin e tij në ecurine e Institutit Konfuci si edhe për dhurimin e librave për këtë Institutë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Z. Ye Hao, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, Zv/Rektorët e Universitetit të Tiranës, Dekanët, pedagogë dhe studentët e Institutit Konfuci.