Më datë 19 janar 2015, ora 11:00, në sallën “Tefta Tashko Koço” të Ministrisë së Kulturës u organizua Ceremonia e Dhurimit të Librave, pjesë e fondit të librit pranë Ministrisë së Kulturës, në dobi të bibliotekave më të rëndësishme publike dhe universitare.
Ceremonia u mbajt nga znj. Mirela Kumbaro, Ministrja e Ministrisë së Kulturësku morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të institucioneve të tjera si Rektorë, Zv/Rektorë dhe Drejtorë të Bibliotekave.
Kjo nisëm synon të nxisë tek të rinjtë leximin, zgjerimin e audiencave letrare dhe përhapjes të kultures së librit.