“Ceremonia e Dhurimit të Librave” për Institutin Konfuci - UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

“Ceremonia e Dhurimit të Librave” për Institutin Konfuci – UT

Më datë 29 Prill 2015, në Sallën e Senatit në Rektoratin i Universitetit të Tiranës, u zhvillua aktiviteti “Ceremonia e Dhurimit të Librave” nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri si edhe Administrata Shtetërore Kineze për Shtypin, Publikimet, Radion, Filmin dhe Televizionin për Institutin Konfuci-Universiteti i Tiranës.

Kjo ceremoni kishte si qëllim pasurimin e bibliotekës së Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Në këtë ceremoni, Universitetit të Tiranës iu dhuruan rreth 500 libra në gjuhën angleze të cilat janë të fushës së ekonomisë, kulturës, gjuhës kineze, etj. Ky Institut është themeluar në vitin 2013 dhe numëron rreth 300 studentë që kanë ndjekur leksionet e gjuhës dhe kulturës kineze.

Gjatë kësaj ceremoni Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule falenderoi Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë në zhvillimin e Institutit Konfuci-UT. Ky Institut ka qenë dhe vazhdon të jetë një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës. Gjatë takimit me Rektorin dhe Administratën Shtetërore Kineze për Shtypin, Publikimet, Radion, Filmin dhe Televizionin u diskutua edhe mundësia e krijimit të një shtëpie botuese për Universitetin e Tiranës nën mbështetjen e këtij Institucioni.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv. Ambasadori i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Z. Ma Lihui,  Këshilltari i Lartë i Administratës Shtetërore Kineze për Shtypin, Publikimet, Radion, Filmin dhe Televizionin Z. Song Mingchang, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, Zv/Rektorët e Universitetit të Tiranës, Dekanët, pedagogë dhe studentët e Institutit Konfuci.