Ceremonia e Diplomimit të Fakultetit të Ekonomisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ceremonia e Diplomimit të Fakultetit të Ekonomisë

Më 09.12.2013 në Pallatin e Kongreseve, u organizua ceremonia e diplomimit për të gjithë studentët që kanë mbaruar këtë vit akademik studimet pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës Z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Ardian Fullani dhe Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule.