Ceremonia e hapjes së kampionatit “Kupa Sportive 65 vjet UT”
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua ceremonia e hapjes së aktivitetit “Kupa Sportive 65 Vjet UT”. Në këtë kampionat janë pjesëmarrës 6 fakultetet e Universitetit të Tiranës, me përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik, të cilët garojnë në tre disiplina:
1) Volejboll femra (studentë)
2) Volejboll meshkuj (studentë)
3) Basketboll (staf akademik)
Në ceremoni e hapjes së këtij kampionati mori pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Dhori Kule, Dekan I Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, Presidenti i “Federatës Shqiptare të Sportit Universitar” z.Besnik Veliu, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha ju uroi suksese skuadrave pjesëmarrëse në këtë kampionat, studentëve dhe stafit akademik, i cili këtë herë është dhe me i veçantë pasi mbahet në kuadër 65 vjetorit të themelimit të UT-së.
Ky aktivitet shënon edhe fillimin e një serie aktivitetesh që janë programuar të organizohen në kudër të 65 vjetorit të themelimit të Universitetiti të Tiranës.