Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship, një program prestigjioz i financuar nga UK Foreign, Commonwealth & Development Office, ka hapur thirrjen për profesionistë në mes të karrierës me potencial lidershipi në siguri kibernetike dhe politika kibernetike. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship, një program prestigjioz i financuar nga UK Foreign, Commonwealth & Development Office, ka hapur thirrjen për profesionistë në mes të karrierës me potencial lidershipi në siguri kibernetike dhe politika kibernetike.

Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship, një program prestigjioz i financuar nga UK Foreign, Commonwealth & Development Office, ka hapur thirrjen për profesionistë në mes të karrierës me potencial lidershipi në siguri kibernetike dhe politika kibernetike.

 

📍 Institucioni pritës: Cranfield University, Defence Academy of the United Kingdom (Shrivenham Campus)
 Kohëzgjatja: 10 javë
📅 Periudha: Tetor – Dhjetor 2026

Pjesëmarrësit do të përfitojnë:

  • Njohuri të avancuara mbi politikat dhe strategjitë e sigurisë kibernetike
  • Aftësi praktike në vlerësimin e kërcënimeve, menaxhimin e rrezikut dhe kornizat ligjore
  • Qasje në një rrjet ndërkombëtar ekspertësh dhe vendimmarrësish në fushën e sigurisë kibernetike
 
Kush mund të aplikojë?

Aplikantët duhet të:

  • Jenë shtetas dhe rezidentë në Shqipëri.
  • Të kenë kualifikim pasuniversitar ose përvojë/trajnim profesional të barasvlershëm në fushë relevante
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune relevante
  • Të kenë përvojë të konsiderueshme në siguri kibernetike ose politika kibernetike (si politikëbërës, akademikë ose ekspertë)

 

Financim i plotë!

Bursa mbulon plotësisht:

  • Tarifën e programit
  • Shpenzimet e jetesës gjatë gjithë qëndrimit
  • Biletën e avionit (vajtje–ardhje, klasa ekonomike)
     

🔔 Aplikimet janë të hapura!
Nëse jeni gati të shndërroni përvojën dhe ambicien tuaj në ndikim afatgjatë për vendin dhe rajonin, ju inkurajojmë të aplikoni sa më pare: https://www.chevening.org/fellowship/wbcs/  

 

Për çdo pyetje shtesë ose nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në një sesion informues online, kontaktoni tek ky email Nastjana.musta@fcdo.gov.uk

Uni Education by Shark Themes