Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, promovon Master Ndërkombëtar Ekzekutiv TESI-TN në Inovacion Social - UNIVERSITETI I TIRANËS

Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, promovon Master Ndërkombëtar Ekzekutiv TESI-TN në Inovacion Social

 

Universiteti i Tiranës – Departamenti i Shkencave Politike, në kuadër të projektit  ndërkombëtar TESI-TN MASTER (Training and Education in Social Innovation – Transnational Master), një Program i Përbashkët Masteri, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg IPA Adriatic-Ionian (IPA ADRION VI-B),  IPA-ADRION00547, organizoi në dt. 24 qershor në ambjentet e Rektoratit të UT, aktivitetin e prezantimit të projektit dhe Masterit Ndërkombëtar të Nivelit të Dytë, Master Ekzekutiv në Inovacion Social – TESI – TN MASTER. Të pranishëm ishin përfaqësues  të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, sektori privat, student, akademikë etj. 

Diploma e përbashkët do të ketë si partner kryesorë; Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e San Marinos. Ky master do të zhvillohet pranë departamentit të Shkencave Politike dhe Sociale në Universitetin e Bolonjës.

Projekti koordinohet nga Alma Mater Studiorum – Università di Bologna (UNIBO), në cilësinë e Partnerit Kryesor, dhe bashkon një konsorcium institucionesh akademike dhe kërkimore nga rajoni Adriatiko-Jonian që do të kontribuojnë në mësimdhënie krahas Universitetit të Bolonjës  edhe: Universiteti i Tiranës, Università Iuav di Venezia (Itali), Universiteti i Beogradit (Serbi), Qendra e Shkencës dhe Kërkimit Koper – ZRS Koper (Slloveni), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti i Hapur Helenik – HOU (Greqi), si dhe partneri i asociuar Universiteti San Marino.

Masteri TESI-TN synon të formojë një brez të ri profesionistësh dhe ekspertësh në fushën e inovacionit social, të aftë për të kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave inovative për zhvillimin social, politik dhe ekonomik. Programi fokusohet në përgatitjen e “Inovatorëve Socialë” të ardhshëm, të cilët do të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi për të udhëhequr procese të qeverisjes lokale të mirëqenies, inovacionit social, rigjenerimit urban, politikave të migracionit dhe zhvillimit rajonal etj.

TESI-TN pritet të shërbejë si një model i suksesshëm bashkëpunimi rajonal dhe akademik, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në adresimin e sfidave sociale bashkëkohore përmes inovacionit dhe edukimit cilësor.

 

Axhenda:

Skip to PDF content

 

 

Uni Education by Shark Themes