Dita 1, Shkolla Verore 4 "Akademia e Inovacionit" - UNIVERSITETI I TIRANËS

Dita 1, Shkolla Verore 4 “Akademia e Inovacionit”

Në datë 1 tetor 2015, Saranda mirëpriti studentët pjesëmarrës të Shkollës Verore 4, “Akademia e Inovacionit” të organizuar nga Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet mbështet dhe nga projekte ku UT bën pjesë si Pacinno dhe JoinEUsee > PENTA.

Në fjalën e hapjes, përshëndeti Zv. Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo i uroi mirëseardhjen në një aktiviet të suksesshëm si Shkolla Verore një iniciativë e Rrjetit të Studentëve Ekselentë.

Në vazhdim, ata u njohën me pjestarët e tjerë të këtij rrugëtimi 4 ditor nëpërmjet lojërave zbavitëse, për t’ja lenë vendin mbrëmjes tradicionale të dedikuar veçorive të qyteteve të lindjes të titulluar “Traditional Night”