Zyra Kombëtare Erasmus + dhe Universiteti i Tiranës organizuan ditën e mërkurë, më datë 11 nëntor 2015, në ambientet e Fakulteti i Shkencave Sociale, në Tiranë, “Ditën Kombëtare Erasmus+” . Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian, Z. Jan Rudolf, Përgjegjësja e EACEA për Shqipërinë, Znj. Belen Enciso, përfaqësues nga Zyra kombëtare e Erasmus + në Shqipëri, Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora Malaj dhe Zëvendës Rektori i Universiteti të Tiranës për Anën Mësimore, Prof. Dr. Edmond Rapti. Studentë dhe pedagogë morrën informacion të thelluar mbi programin Erasmus + dhe mundësitë që ai ofron.