Të dashura kolege, pedagoge dhe punonjëse të Universitetit të Tiranës!
Jam i lumtur t’ju uroj sot në emër të Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, ditën tuaj, 8 Marsin.
Edhe pse kjo është tashmë një dite feste, mendoj se ajo do të duhet të vazhdojë të konsiderohet edhe si një ditë reflektimi për të gjithë shoqërinë dhe institucionet shtetërore. Një ditë reflektimi për kuptuar se liria dhe demokracia nuk kanë asnjë vlerë nëse para saj nuk janë të barabartë si burrat ashtu edhe gratë. Një ditë reflektimi për institucionet ligjzbatuese, për të garantuar mbrojtjen e gruas nga të gjitha format e dhunës.
Ky 8 Mars ka të freskëta disa ngjarje të rënda në dëm të jetës dhe shëndetit të gruas, që tronditën shoqërinë shqiptare, por që nuk janë ngjarje e fenomene vetëm të shoqërisë sonë.
Ndaj, përmes këtij mesazhi, dua t’ju uroj gëzuar ditën e 8 Marsit, por edhe t’ju shpreh mbështetjen e Rektoratit të Univeristetit të Tiranës në çdo përpjekje tuajën, për të siguruar një mjedis social e shoqëror, ku burri dhe gruaja të mos vlerësohen nga gjinia, por nga aftësitë profesionale dhe kontributi që japin në shoqëri.
Edhe një herë, Gëzuar 8 Marsin!
Rektor
Prof. Dr. Artan Hoxha