DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
SEKTORI I FINANCËS
SEKTORI I SHËRBIMEVE
Drejtoria ndjek këto detyra si më poshtë:
- Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e Universitetit të Tiranës, pagesat e personelit në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, të valutës në bashkëpunim me Drejtorinë e Komunikimit, të shpenzimeve operative dhe investimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Investimeve dhe Menaxhimit të Fondeve dhe bën mbylljen e bilancit vjetor për gjithë Universitetin e Tiranës.
- Në fillim të çdo viti buxhetor kryen ndarjen e planit të fondeve buxhetore sipas njësive ekonomike dhe koordinon punën për realizimin e planit të buxhetit dhe të detyrave të tij.
- Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Universiteti, rakordon çdo muaj situacionet e shpenzimeve për çdo njësi ekonomike, si dhe kryen rialokime të planit të shpenzimeve për çdo njësi ekonomike në bazë të kërkesës së tyre dhe mundësive për rialokim fondesh.
- Kryen veprimet e kontabilizimit të Rektoratit të UT si njësi shpenzuese të fondeve të buxhetit, investime, valutë, të ardhura, donacione dhe projekte.
- Magazinon mallrat që lëvrohen për Rektoratin e UT dhe sipas rasteve të veçanta për të gjithë Universitetin, lëvrimin e mallit nga furnitori deri tek njësia ekonomike të cilat kryejnë konsumin e tyre dhe mban dokumentacion të rregullt dhe kryen rakordimet për çdo njësi ekonomike.
- Ndjek procedurën e prokurimeve me blerje të vogla, rakordon me veprimet e magazinës çdo muaj, përgatit situacionin mujor të shpenzimeve si dhe kryen kontabilizimet përkatëse.
- Raporton në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të gjithë të dhënat që kërkohen nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Programimit periodikisht çdo muaj dhe jashtë radhe kur kërkohet nga institucioni epror në fjalë.
- Përgatit çdo muaj situacionin progresiv të shpenzimeve (paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative, bursa, investime, etj.) në bazë të situacioneve progresive të dërguara nga çdo njësi ekonomike.
- Përgatit të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve të institucionit për studime të ndryshme si dhe drejtorive të tjera, në kuadrin e studimeve e aktiviteteve të miratuara nga Rektorati, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon, bën studime dhe propozime për përmirësimin e strukturave financiare dhe të metodave të punës.
- Drejtoria punon me plane vjetore, të ndarë në limite mujore të miratuara nga Ministria e Finances dhe në fund të çdo muaji i paraqet një raport të hollësishëm mbi aktivitetin e saj, Kancelarit të Universitetit , dhe në fund të çdo viti kalendarik kryen analizën e punës vjetore dhe përgatit raportet për mbledhjen e Senatit Akademik dhe të Bordit të Administrimit.
- Përgatit mbylljen e llogarisë vjetore të Rektoratit dhe e paraqet në Drejtorinë e Thesarit Tiranë dhe përmbledhësen e llogarisë vjetore të të gjitha njësive dhe e paraqet në M.A.S.
- Ndjek gjithë procedurën e çeljes së fondeve në thesar, realizimin e kontratave të investimeve dhe kontratave të shërbimeve që prokurohen në Rektorat.
- Ndjek me përgjegjësi realizimin e fondeve buxhetore dhe të të ardhurave në të gjitha njësitë shpenzuese në vartësi të UT.
- Dokumentimin e transaksioneve dhe garantimin për lënie gjurmë për auditimet.
- Kërkon në fillim të vitit ushtrimor nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore strukturën organizative të miratuar nga Bordi i Admministrimit i UT.
- Mban dhe regjistron në librin e pagave dhe bën plotësimin e tij çdo muaj me pagën e çdo punonjësi në formë elektronike dhe manual, dhe mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të pagave për secilin punonjës.
- Zbaton me përpikmëri vendimet e Këshillit të Ministrave mbi ndryshimin e pagave të punonjësve pas përgatitjes së urdhërit nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, llogaritjen e pagave të punonjësve të Rektoratit dhe Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare.
- Përgatit në mënyrë kronologjike listën mujore të Sigurimeve Shoqërore, rakordimi mujor me Degën e Sigurimeve Shoqërore.
- Mban dhe plotëson librezat e sigurimeve shoqërore për çdo punonjës.
- Rakordon çdo fund viti me njësitë shpenzuese për lëvizjet në aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese.
- Përgatit çdo fund viti materialin për kryerjen e inventarëve fizike në aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese të Rektoratit të UT.
- Hapjen e librit të inventareve, pas kryerjes së inventarit fizik, në fillim të çdo viti ushtrimor dhe rakordimin midis vlerës së inventarit fizik dhe vlerës së kontabilitetit sipas llogarive ekonomike.
- Plotëson pasqyrat e projekt- buxhetit të Rektoratit UT në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë e Rektoratit të UT.
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për saktësinë e gjithë procedurave të çeljes së fondeve në thesar për investime për realizimin e kontratave që lidhen në Rektorat.
- Mban lidhje me specialistët e degës së Thesarit të Tiranës dhe plotëson urdhër pagesat për gjithë aktivitetin financiar të Rektoratit dhe mban përgjegjësi për plotësimin e saktë të tyre.
- Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj Drejtorie.
