Emërimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Spiro Drushku, nga Rektori i UT, Prof. Dr. Mynyr Koni - UNIVERSITETI I TIRANËS

Emërimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Spiro Drushku, nga Rektori i UT, Prof. Dr. Mynyr Koni

Prof. Dr. Mynyr Koni më datë 1 Qershor 2016, mbajti takimin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në kuadër të emërimit të Dekanit të këtij fakulteti, Prof. Dr. Spiro Drushku.

Prof. Dr. Mynyr Koni falenderoi stafin e këtij Fakulteti si edhe studentët të cilët treguan shumë maturi dhe qytetari në procesin zgjedhor për strukturat drejtuese të Universitetit të Tiranës.

Rektori i Universitetit të Tiranës uroi Dekanin e ri të këtij fakulteti, Prof. Dr. Spiro Drushku dhe u shpreh se duke e njohur personalisht Profesor Spiron, ai ka besim se Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka për të ecur më përpara.

Prof. Dr. Mynyr Koni u shpreh “Dy janë sfidat kryesore të Universitetit të Tiranës: cilësia e mësimdhënies si edhe përmirësimi i kërkimit shkencor. Çdo vendim që Universiteti i Tiranës do të marrë, do të jetë në kuadër të së mirës së përbashkët të të gjitha njësive drejtuese të këtij universiteti, të stafit si edhe të studentëve.

Prof. Dr. Koni i uroi sukses edhe drejtuesëve të rinj të departamenteve në Fakultetin e  Shkencave të Natyrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse Prof. Dr. Spiro Drushku, u shpreh se ndjehet i lumtur që emërimin në postin si Dekan i këtij Fakulteti e merr nga Prof. Dr. Mynyr Koni, ish-dekani i këtij fakulteti dhe mik i vjetër në punën akademike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Prof. Dr. Spiro Drukshu shprehu besimin dhe bindjen se punët e nisur në këtë fakultet do të vazhdojnë me të njëtin ritëm siç ka qenë edhe më përpara.