Titulli: Përmirësimi i potencialit kërkimor në Arsimin e Lartë si ndihmë për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, – Re@WBC
Referencë: 561586-EPP-1-2015-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP
Kohëzgjatja: 15.10.2015-14.04.2019
Programi: ERASMUS+
Objektivi kryesor i projektit ishte kontributi në rritjen e potencialit kërkimor për kërkuesit shkencorë në universitetet e Ballkanit Perëndimor në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Metodologjia për të arritur këtë objektiv u realizua nëpërmjet procedurave dhe praktikave për menaxhimin e punonjësve kërkimorë në universitetet partnere për të përmiresuar standartet në përputhje me standartet europiane.
Një proçes i vazhdueshëm i trajnimit dhe informimit të punonjësve të rinj kërkimor synonte nxitjen e rritjes profesionale dhe në krijimin e mundësive për ta. Përmbushja e këtij objektivi të mësipërm u arrit nëpërmjet një grupi aktesh ligjore universitare në përputhje me menaxhimin e potencialit të punonjësve kërkimorë dhe kërkimit shkencor si dhe një rritjeje të nivelit profesional të punonjësve kërkimorë nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.
Puna u përqëndrua në tre grupe:
- Përmirësimi i politikave dhe praktikave për kërkimin shkencor duke i harmonizuar ato me standartet dhe strategjitë Europiane për punonjësit kërkimorë.
- Rritja e zhvillimit të karrierës dhe krijimin e mundësive për kërkuesit shkencorë përmes përmirësimit të aftësive të transferueshme
- Nxitja e bashkëpunimit rajonal për të harmonizuar potencialet e punonjësve kërkimorë dhe për ndërgjegjësimin e mëtejshëm ndaj parimeve për kërkimin shkencor.
Për realizimin e synimeve të mësipërme, u ndërrmorën një sërë veprimtarish duke nisur nga përgatitja apo përmirësimi i një sërë aktesh nënligjore dhe dokumentave të qënësishëm në lidhje me kërkimin shkencor si dhe nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Trajnimet u realizuan për stafin administrativ, punonjësit kërkimorë si dhe pedagogët e rinj. Pas vizitave trajnuese në universitetet partnere në Europë, Konsortiumi përgatiti një plan veprimi për përmirësimin dhe zgjerimin e rolit të potencialit të punonjësve kërkimorë. Projekti ka siguruar pajisje dhe softuare të nevojshme për të mbështetur në mënyrë më efikase punonjësit kërkimorë. Moto e projektit ishte “një universitet i shkëlqyer për punonjësit kërkimorë dhe punonjës kërkimorë të shkëlqyer për universitetin”.
Partneri kryesor: Universiteti i Nish-it
Partnerët:
- Qendra për Promovimin e Shkencës, Serbia
- Universiteti Coventry, Britani e Madhe
- Universiteti i Beogradit
- Universiteti i Kragujevcit
- Universiteti i Liezh
- Universiteti i Malit të Zi
- Universiteti i Novi Sadit
- Universiteti i Sarajevës
- Universiteti i Sarajevës Lindore
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”
- Universiteti Politeknik i Torinos
Website i Projektit: http://rewbc.ni.ac.rs