Titulli: «FinTech and EU Policy»- FinTech-EU-Pol;
Referencë: 101085530 — FinTech-EU-Pol — ERASMUS-JMO-2022-HEI-TCH-RSCH;
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Projekti synon të kontribuojë në zbatimin e koncepteve të nevojshme teorike në miratimin e
teknologjisë financiare në organizatat financiare dhe gjithashtu organizatat që operojnë jashtë sistemit financiar. Krahas orëve të mësimit, rezultat i këtij projekti do të jetë edhe ofrimi i moduleve të reja në lidhje me FinTech, të cilat mund të përmirësojnë mësimdhënien me metoda bashkëkohore në disa tema në lidhje me sektorin e financës dhe atë bankar. Mbyllja e projektit shoqërohet edhe me rekomandimet në lidhje me përshtatjen e politikave dhe legjislacionit sipas FinTech, si pjesë e procesit të integrimit në BE.
Qëllimi dhe objektivi i projektit është të ofrojë njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për specialitetet e financave në mënyrë që të përgatiten për t’u përshtatur me teknologjinë financiare në këtë fushë të re të industrisë financiare. Ky program do të ndihmojë profesionistët e rinj të kuptojnë evolucionin e FinTech, përveç njohurive të përgjithshme financiare, duke u ofruar atyre mundësi për të përfituar nga çdo inovacion i re; do t’i ndihmojë pjesëmarrësit e tij të analizojnë në mënyrë kritike tregjet financiare dhe të krijojnë ide novatore në lidhje me produktet FinTech. Përveç kësaj, pjesëmarrësit e këtyre moduleve do të përfitojnë edhe nga fitimi i njohurive mbi baza ligjore dhe rregullatore të ndërmarra nga BE-ja.
Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions