Në zbatim të nenit 7, gërma “h”, e ligjit nr.119/2014, Universiteti i Tiranës për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë. Kriteri plotësohet me publikimin e listës së dokumenteve që administron sektori i Arkiv-Protokollit dhe që është i pasqyruar në faqen zyrtare të UT-ës.
Formati që adminstrohet nga sektor i arkiv protokollit është vetëm kopje fizike të dokumenteve të cilat përgatiten dhe ruhen në përputhje me Ligj nr. 9154, dt 06/11/2003, “Për Arkivat”, “Normave Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë” dhe “Rregullores së Njësuar të Punës me Dokumentet në Autoritetet Publike të Republikës së Shqipërisë” e Drejtorisë së Arkivave, miratuar me Vendim nr.4, dt 19.06.2017, të Këshillit të Lartë të Arkivave.