E drejta për informim dhe kërkesa për informacion (neni 3 dhe 11 i ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”)
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
- emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
- adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
- përshkrimin e informacionit që kërkohet;
- formatin në të cilin preferohet informacioni;
- çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.