FTESË PËR TENDER
Për “Thirrje për Vlerësues të Jashtëm të Cilësisë / Call for External Evalutator”
Projekt i financuar në kuadër të Programit të BE IPA II “Erasmus+”
DREJTUAR: TË GJITHË OPERATORËVE EKONOMIK TË INTERESUAR PËR TË MARRË PJESË
Referimi ynë: Urdhër nr.prot.1012/9, date 15.06.2021
Subjekti: Ftesë për ofertë me objekt “Thirrje për Vlerësues të Jashtëm të Cilësisë / Call for External Evalutator (Kliko këtu)
Të nderuar Zonja / Zotërinj,
Rektorati i Universitetit të Tiranës, në zbatim të projektit të financuar në kuadër të Programit të BE IPA II “Erasmus+”, bazuar në Grant Agreement nr.2019-2024 të UT si Kordinatori Lider me shumë Partnerë në kuadër të projektit “INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Wester Balcans-INTERBA” me nr.Ref: 610429-EPP-2019-AL-EPPKA2-CBHE-JP, të firmosur më datë 20.11.2019, bazuar në parashikimet e udhëzuesit sipas versionit të fundit “Guidelines for the use of the grant CBHE 2017”, në vijim të kërkesës me shkresën nr.prot.455/1, datë 26.02.2021, si dhe në Urdhrin e blerjes nr.prot.1012/9, 15.06.2021, Ju fton të paraqisni ofertën tuaj me objekt “Thirrje për Vlerësues të Jashtëm të Cilësisë / Call for External Evalutator” si më poshtë:
Buxheti:
Fondi limit i parashikuar është 7,000.00 (shtatëmijë) Euro pa tvsh.
Nga kandidatët kërkohet që të bëjnë oferta financiare nën këtë buxhet maksimal.
Vendi dhe data e dorëzimit të ofertës:
Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në autoritetin kontraktor në protokoll, në një zarf të mbyllur të vulosur dhe firmosur, në adresën:
Universiteti i Tiranës
Address: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë, Shqipëri
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave do të jetë data 25.06.2021, deri në ora 14:00 am.