Titulli i Disertacionit: Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni
Autori: Genci Gjonçaj
- Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale
- Fusha e studimit: E Drejtë Penale
- Data e publikimit: 23.07.2026
- Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Genci Gjonçaj
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti: Ky disertacion analizon krimin e organizuar dhe korrupsionin, si fenomene që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në konsolidimin e shtetit të së drejtës si dhe në funksionimin e rendit juridik. Disertacioni analizon në mënyrë teorike dhe krahasuese format bashkëkohore të krimit të organizuar, marrëdhënien e tij me korrupsionin si dhe pasojat juridike që burojnë nga kjo marrëdhënie. Ky disertacion evidenton se krimi i organizuar nuk kufizohet vetëm në veprimtari të dukshme kriminale por ai shfaqet gjithnjë e më shumë përmes grupeve kriminale që përdorin mekanizma të sofistikuar, të cilët shfrytëzojnë korrupsionin për të ndikuar në proceset vendimmarrëse dhe në zbatimin e ligjit. Korrupsioni analizohet si një fenomen që prek të gjithë sistemin, duke cenuar parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit. Në këtë kuadër, disertacioni evidenton rolin e “corruption proofing” si një mekanizëm parandalues juridik, i cili ka si qëllim identifikimin dhe zvogëlimin e rreziqeve të korrupsionit në procesin e hartimit të legjislacionit. Në përfundim, ky disertacion analizon kuadrin ligjor ndërkombëtar, atë kombëtar si dhe kuadrin institucional dhe legjislacionin e disa vendeve evropiane dhe në rajon duke nxjerrë në pah rëndësinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Fjalë kyçe: krim i organizuar, korrupsion, corruption proofing, reforma në drejtësi
Abstract: This dissertation analyzes organized crime and corruption, as a phenomena that directly affect the consolidation of the rule of law and the functioning of the legal order. The dissertation analyzes theoretically and comparatively contemporary forms of organized crime, its relationship with corruption, and the legal consequences that stem from this relationship. This paper highlights that organized crime is not limited to obvious criminal activities, but it increasingly appears through criminal groups that use sophisticated mechanisms, which exploit corruption to influence decision-making processes and law enforcement. Corruption is analyzed as a phenomenon that affects the entire system, violating the principles of legality, legal certainty, and equality before the law. In this context, the dissertation highlights the role of “corruption proofing” as a preventive legal mechanism, which aims to identify and reduce the risks of corruption in the process of drafting legislation. In conclusion, this dissertation analyzes the international legal framework, the national legal framework, as well as the institutional framework and legislation of several European countries and in the region, highlighting their importance in the fight against organized crime and corruption
Keywords: organized crime, corruption, corruption proofing, justice reform
