Gëzuar të gjithëve 7 Marsin! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Gëzuar të gjithëve 7 Marsin!

Të nderuar kolegë,

Sot është dita kur ne, jo vetëm të përcjellim urime, por edhe të kujtojmë me mirënjohje të gjithë ata që përcjellin dhe i përkushtohen dijes. 

Mësimdhënia nuk është thjesht një profesion, por një mision! Misioni për të ndërtuar një të ardhme të sigurt, për të formuar e rritur breza të aftë për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ndaj në këtë ditë, unë ju uroj të nderuar kolegë Gëzuar , si dhe ju ftoj që t’i kujtojmë me respekt mësuesit tanë dhe të gjithë mësuesit e vendit tonë.

Shoqëria jonë është përballë sfidave për të ecur me hapin e zhvillimit të shkencës dhe dijes, sfidë që prek edhe universitetin, i cili edukon mësuesit e të tashmes dhe të së ardhmes.

Unë gjej rastin ti inkurajoj të rinjtë që të zgjedhin profesionin e mësuesit, për t’iu bashkuar atyre që hedhin gurin e parë në themelin e zhvillimit të shoqërisë dhe kombit.

Çdo epokë ka heronjtë e vet, por mësuesit janë heronjtë e çdo epoke.

 

Gëzuar të gjithëve 7 Marsin!

Profesor Artan Hoxha.