Kontributet shkencore u përqendruan në analizën e detektorëve RPC dhe iRPC. Në bashkëpunim me kolegët e CERN-it, Prof. Peqini përcaktoi hapat e mëtejshëm për studimin e spektrave kohore dhe të ritrigerimit, me synim shqyrtimin e ndërveprimit të mundshëm ndërmjet kanaleve. Gjithashtu, diskutoi metodën Monte Carlo për përcaktimin statistikor të pikës së punës dhe pasigurive të saj, në krahasim me qasjen standarde.
Një rezultat i rëndësishëm ishte marrja e përgjegjësisë për administrimin, zgjerimin dhe përmirësimin e softuerit të analizës së efiçencës së RPC-ve kundrejt tensionit. Prof. Peqini plotësoi gjithashtu paraqitjen në faqen publike të CMS-së të grafikëve të studimit me pseudo-tracklet-e, kontributi i tij i dytë personal dhe i CMS-Albania në grupin RPC.
Paralelisht, ai kontribuoi në heqjen e RPC-ve në Kavernën Eksperimentale, ndoqi trajnimin për punën në lartësi dhe diskutoi përshtatjen e softuerit online me bordet Serenity, si dhe përgatitjet për temën e diplomës Master që do të realizohet në Politecnico di Bari gjatë semestrit të ardhshëm.”
