Hapet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022

Hapet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për praktikë për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

https://www.uoi.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për praktikë në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe me Publikun në Universitetin e Janinës;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (3 muaj);

– Master (3 muaj);

Fushat:

– Informatikë;

– Informatikë Ekonomike;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha Angleze, niveli C);

*Preferohet që studentët të jenë njohës edhe të gjuhës greke (minimalisht niveli B1);

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Diplomë e nivelit Bachelor;

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha Angleze, niveli C);

*Preferohet që studentët të jenë njohës edhe të gjuhës greke (minimalisht niveli B1);

Afati për aplikim: 14 Shkurt 2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!