Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, për Javën Ndërkombëtare me temë: Menaxhimi i Sfidave Akademike në kohë pasigurie” me një fokus të veçantë në Bashkëpunimet Didaktike Ndërkombëtare: Programet e Diplomave të Shumëfishta dhe të Përbashkëta, organizuar në datat 20 – 24 prill 2026.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të
plotë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+.
https://www.umk.pl/en/erasmus/
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fusha e shkëmbimit:
Ekonomi dhe Biznes;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e kërkuara:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
– Plani i mobilitetit për trajnim*
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +. https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Afati për aplikim: 10 Prill 2026, ora 10:00.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
