Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Pecs, Hungari – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Pecs, Hungari

Hapet thirrja për aplikime për bursa për për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pecs, Hungari, për vitin akademik 2019-2020 dhe për vitin akademik 2020-2021 (Print)

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pecs, Hungari, për vitin akademik 2019-2020 dhe për vitin akademik 2020-2021.

https://pte.hu/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

Fushat e mësimdhënies:

-Literaturë dhe linguistikë e gjuhës së huaj;

-Studime Sociale;

-Sociologji dhe studime kulturore;

-Mësuesi e gjuhës së huaj;

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 12 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!