Hapet thirrja për aplikim për bursa studimi në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve, në Universitetin e Poitiers, Francë. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim për bursa studimi në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve, në Universitetin e Poitiers, Francë.

Hapet thirrja për aplikim për bursa studimi në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve, në Universitetin e Poitiers, Francë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Projekti Erasmus+, hapet thirrja për të ndjekur studimet për një vit akademik pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d’Administration des Entreprises, IAE), për vitin akademik 2024-2025.

  • 14 (katërmbëdhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.
  • 3 (tre) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në Fakultetin e Shkencave ekonomike, të Universitetit ë Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.

Universiteti i Tiranës do të bëjë përzgjedhjen e studentëve përfitues të këtyre bursave, bazuar në këto kritere:

  1. Kandidatët kërkues duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të të gjitha profileve pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës;
  2. Studentët aplikues duhet të jenë aktualisht në vitin e tretë bachelor ose në vitin e parë, dhe/ose të dytë të nivelit master të të gjitha diplomave Master;
  3. Pranohen aplikime nga studentët e të gjitha degëve të FEUT;
  4. Aplikuesit duhet të kenë mesatare të studimeve të nivelit bachelor mbi notën 7 (shtatë)

5.1. Të njohin gjuhën frënge, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për opsionin e parë);

5.2. Të njohin gjuhën angleze, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për opsionin e dytë);

Niveli i gjuhës frënge të çdo kandidati kunkurues do të testohet edhe nga një pedagog i Institutit të Administrimit të ndërmarrjeve të Universitetit të Poitiers, që pritet të mbërrijë në FEUT, në muajin mars 2024.

  1. Të shprehin interesin duke aplikuar nga data 10-20 nëntor 2023, pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashte, Universiteti i Tiranës, Rektorati.

Dokumentat që duhet të përmbajë dosja e studentit aplikues janë:

  1. Një kërkesë në trajtën e Letrës së Motivimit (gjysëm faqe deri një faqe, ne shqip dhe frëngjisht, ose anglisht, sipas thirrjes, ku të jenë shpjeguar arsyet pse dëshironi të aplikoni për të studiuar në Universitetin e Poitiers dhe cilat janë objektivat që dëshironi të arrini);
  2. CV në gjuhën shqipe dhe në frëngjisht ose anglisht sipas thirrjes;
  3. Fotokopje e pasaportës;

4.Vërtetim studenti nga FEUT;

5.a. Për studentët e masterit, viti i parë, listë e notave të studimeve bachelor;

5.b. Për studentët e nivelit Bachelor viti i tretë, lista e notave të dy viteve të para të studimeve në FEUT;

5.c. Për studentët e masterit, viti i dytë, listë e notave të studimeve bachelor dhe listë e notave të vitit të parë master;

6.1 Certifikatë e gjuhës frënge, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së parë).

6.2 Certifikatë e gjuhës angleze, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së dytë) dhe me njohje të çdo niveli të gjuhës frënge, nëse kanë.

Afati i aplikimit: 15 shkurt 2024.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin  iro@unitir.edu.al.

 

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Më pas, studentët do t’i nënshtrohen një testi akademik për njohjen e gjuhës prej stafit akademik të IAE në Universitetin e Poitiers, që do të konsiderohet si testi final dhe pranimi zyrtar.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!