Hapet thirrja për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, në Poloni, në Kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Print)

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, në Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://www.pwsz.nysa.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

– Stafi akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditë udhëtim);

Fushat e mësimdhënies:

– Financë dhe Kontabilitet;

-Gjuhë e huaj;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo/jeni shpallur më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 28 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *