Hapet thirrja për aplikime në kuadër të Programit Erasmus+ për studentët e UT-së në Universitetin e Egjeut, Greqi, për pjesëmarrje në Programin Intensiv të Kombinuar (BIP) “Transforming Nutritional Research with Artificial Intelligence”, 28 shtator – 2 tetor 2026.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për studentët e vitit të parë të nivelit Master në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, për pjesëmarrje në Programin Intensiv të Kombinuar (Blended Intensive Programme – BIP) “Transforming Nutritional Research with Artificial Intelligence”, organizuar nga University of the Aegean, Department of Food Science and Nutrition, në Lemnos, Greqi.
https://pygad.fns.aegean.gr/index.php/bip/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Mobilitet të kombinuar Erasmus+ BIP për studime.
Niveli i mobilitetit për studentët:
- Master, viti i parë.
Kohëzgjatja e programit:
- 23 shtator 2026 – aktivitet online përgatitor;
- 28 shtator – 2 tetor 2026 – mobilitet fizik në Lemnos, Greqi;
- 7 tetor 2026 – aktivitet online përmbyllës.
Programi fokusohet në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në kërkimin shkencor në fushën e ushqyerjes, duke përfshirë vlerësimin e konsumit ushqimor, përdorimin e modeleve të mëdha gjuhësore (LLM), analizën e imazheve ushqimore, ushqyerjen e personalizuar, analizën parashikuese, si dhe çështjet e etikës, paragjykimit algoritmik dhe mbrojtjes së të dhënave.
Nuk kërkohen njohuri paraprake në programim, statistikë ose analizë të të dhënave.
Gjuha e zhvillimit të programit është anglishtja.
Pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses programin do të përfitojnë 3 ECTS dhe certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga Universiteti i Egjeut.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Certifikatë e gjuhës angleze, minimumi niveli B1.
- Dokumenti Learning Agreement: Learning-Agreement-Studente-outgoing (7).docx
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Mbështetja financiare:
Studentët e përzgjedhur, në varësi të plotësimit të kritereve të Erasmus+ dhe fondeve të disponueshme, mund të përfitojnë mbështetje financiare për kostot e udhëtimit dhe qëndrimit gjatë periudhës së mobilitetit. Universiteti i Egjeut ka parashikuar gjithashtu fonde shtesë për pjesëmarrësit e kualifikuar.
Afati për aplikim: 28 Gusht 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
