Hapet thirrja për aplikime në Universitetin e Almerias në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë dhe studentët e Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në “UAL’s Erasmus+ Summer School 26”!
Kohëzgjatja:
1 – 4 javë (korrik 2026)
Për më shumë informacion lidhur me kurset e ofruara, rimbursimin dhe detajet e shkollës verore:
https://drive.google.com/file/d/1-FQR6TfPqDdRxKqWy1FFrz0jjQ0gM9fW/view
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet).
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor / Master / PhD:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1).
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Afati për aplikim: 05 Maj 2026, ora 10:00.
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
