Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, në semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, në semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, në semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

https://www.erasmus-vtu.bg/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Stafi akademik mund të marrë pjesë dhe në aktivitetin “International Staff Week” që ky universitet do të organizojë në datat 24 – 28 Prill 2023.

 

Fushat:

 

– Gjuhë sllavo – ballkanike;

– Gjeografi;

– Histori;

– Arkeologji.

 

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim në jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 02 Mars 2023, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!