Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për mësimdhënie / trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

https://www.erasmus-vtu.bg/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

 

Stafi akademik do të marrë pjesë në Erasmus Blended Intensive Programme “Veliko Tarnovo Spiritual Capital of Bulgaria” 13 – 17 Maj 2024.

 

Fushat:

 

– Gjuhë sllavo – ballkanike;

 

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, të specifikohen univeritetet dhe periudhat për secilin universitet);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 10 P rill 2024.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!