Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti në Universitetin St. Cyril and St. Methodius në Veliko Tarnovo, Bullgari, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.erasmus-vtu.bg/

Llojet e mobilitetit:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

Mobiliteti duhet të kryhet në datat 27 – 31 korrik 2026.

Fushat:

  • Gjuhë e huaj;

Kohëzgjatja:

  • 5 ditë + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj;
  • Vetëdeklarim në jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)
  • Plani i mobilitetit për trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 21 korrik 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes