Hapet thirrje për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Institutin Politeknik të Portos, Portugali – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrje për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Institutin Politeknik të Portos, Portugali

Hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Institutin Politeknik të Portos, Portugali në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2019-2020

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Institutin Politeknik të Portos, Portugali, për vitin akademik 2019-2020. (Print)

https://www.iscap.ipp.pt/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzagjatja e bursave:

– Mobiliteti për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e mobilitetit për stafin akademik:

-Administrim Biznes;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimi ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim:  20 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!