Hapet thirrja për aplikime për bursa në Institutin Universitar të Lisbonës, Portugali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në Institutin Universitar të Lisbonës, Portugali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Institutin Universitar të Lisbonës në Portugali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

 

https://www.iscteiul.pt/  

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat e shkëmbimit:

  • Punë Sociale dhe Politika Sociale. Për më shumë informacion klikoni në adresën:

https://www.iscteiul.pt/conteudos/international/819/internationalstudents  

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

  • 10 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmusplus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

 

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing

1.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 13 Prill 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!