Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Bolonjës, Itali, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim.
Stafi që mund të aplikojë përfshin pozicionet: Rektor, zv. Rektorë, Dekanë, Shefat e Departamenteve.
Për më shumë informacion, referohuni linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/05/DRAFT-AGENDA.pdf
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (160 Euro / ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online, në linkun:
https://univpm.elixforms.it/rwe2/module_preview.jsp?MODULE_TAG=Relazioni_int_staff_week&ELANG=en
Afati për aplikim: 5 Qershor 2022, ora 13:00.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!