Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
https://www.umfst.ro/home.html
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrative / administrative me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e shkëmbimit për stafin akademik:
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
– Administrim biznesi.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze (për stafin akademik);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 22 Shkurt 2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!