Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Malagës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e shkëmbimit:
- Përkthim dhe interpretim.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / spanjolle);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);
- Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, duhet të citoni emrat e universiteteve dhe periudhat e kryerjes së mobiliteteve);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/mobility-agreement-teaching-2024.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 16 shtator 2026, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
